Fiks një javë më parë doli nga këto dyer, për të shkuar në universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, ku studionte.
Por E.B 19 vjeç prej 23 shtatorit nuk u pa më.
Familja e saj në fshatin QYSHK të Pejës ende është në ankth që vajza e tyre nuk po kthehet.
Me të ishte edhe L.N 18 vjeç nga Treboviç, për të cilën edhe gjithashtu nuk dihet asgjë.
Informacione nuk kishin nga Policia e Kosovës në Pejë, që thanë se ende nuk dihet asgjë.
As familjarët e as policia ende nuk kanë ndonjë pistë dyshimi.
Kurse bëjnë thirrje që kushdo që ka informacion të lajmërojnë menjëherë organet e rendit.