Vajzat që u zhdukën në Pejë refuzojnë të kthehen në shtëpi, qëndronin në shtëpi të pabanuar





Dy vajzat që u raportuan si të zhdukura një javë më parë në Pejë, e që janë gjetur sot, kanë deklaruar se nga shtëpitë e tyre janë larguar me vetdëshirë dhe se deri më sot kanë qëndruar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Qungur të Pejës. Të njëjtat kaën thënë se nuk dëshirojnë tё kthehen nё shtëpitë e tyre, andaj janë sistemuar nё strehimore.

Viktimat po ashtu kanë deklaruar se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk kanë pasur ndonjë keqtrajtim, njofton Klankosova.tv.

Ditë më parë, Kiks Kosova raportoi për zhdukjen e dy vajzave, me prindërit që bënin thirrje që të bëhet e pamundura për gjetjen e tyre
SHIH VIDEON