Pezullohet greva, mësimi nis të hënën





Bashimi i Sindikatave të Pavarura ka vendosur që ta pezullojë grevën.

Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media të mbajtur sot gjatë ditës.

Kësisoj, mësimi në shkolla do të fillojë të hënën.

“Greva ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit presioni në raport me partnerin sociale me Qeverinë. Nuk ishte akt personal, e as individual por mjet i organizimit sindikal”, është thënë në konferencë.

E gjatë ditës së djeshme, SBASHK ka treguar se pro pezullimi të përkohshëm të grevës janë 54.8 % e anëtarësisë.

Vlen të theksohet se greva e mësimdhënësve po pezullohet pavarësisht mos-realizimit të kërkesës kryesore të tyre, 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.