Premier League vjen me sfida mjaft interesante





Këtë të shtunë, Premier League do të dhurojë përsëri spektakël në fushën e lojës.

Në orën 16:00, Chelsea do të përballet me Wolves. Pas triumfit të parë në Premier League me Graham Potter në krye, “blutë e Londrës” morën një tjetër fitore spektakolare me Milanin në Champions League, me rezultatin 3-0 dhe padyshim i vetmi synim edhe përball “ujqërve” është fitorja. Në kahun tjetër Wolves në këtë sfidë vjen pas dy disfatave radhazi në Premir Leauge ku drejtuesit morën dhe vendim për të shkarkuar nga posti i trajnerit portugezin Bruno.

Do të jetë një përballje tepër interesante, ku Chelsea do të kërkoj vazhdimësinë e rezultateve pozitive edhe pse përball Wolves në dy sezonet e fundit “blutë e Londrës” nuk kanë fituar asnjëherë. Synimi i Chelseat në këtë sfidë padyshim që është tre pikëshi, pasi në rast se “blutë e Londrës” do të bëjnë një tjetër hap fals, do të largohen ndjeshëm nga kryesuesit.

Po në të njëjtën orë, Man City do të luajnë në shtëpi me Southampton. Kampionët në fuqi vijnë në sfidën e radhës me euforinë e triumfit në derbin e Manchesterit. Arma plus e Pep Guardiolës që mund të bëjë diferencën në çdo moment është padyshim sulmuesi më në formë i momentin, Erling Haaland.

Norvegjezi në tre sfida e fundit në shtëpi ka shënuar nga tre gola, nëntë në total, ndërsa Man. City në rast triumfi do të kalojë në vendin e parë dhe do të presë i qetë super sfidën e të dielës midis Arsenal – Liverpool, ku kampionët e Anglisë do të shpresojnë në një hap fals të “topçinjve”.

Një sfidë tjetër interesante është edhe Newcastle United – Brentford. Të besuarit e trajnerit Eddie Howe ia dolën mbanë që të riktheheshin te fitorja në sfidën e fundit ku mundën në transfertë Fulham me rezultatin 1-4. Te Newcastel vazhdon të shqetësoj blerja më e shtrenjtë në merkaton verore Isak, me suedezin që nuk ishte i gatshëm edhe në sfidën me Fulham. Në kahun tjetër ekipi i trajneri danez Frank, do të luaj sfidën e dytë radhazi në transfertë dhe padyshim që do të kërkoj të marrë një tjetër rezultat pozitiv, pas barazimit 0-0 me Bournemouth.