Regjistrimi, për 16 ditë në Preshevë 36 mijë, Bujanoc 35 mijë banorë të regjistruar





Tashmë kanë kaluar 16 ditë nga fillimi i regjistrimit që është duke u zhvilluar në Serbi.
Komunat me shumicë shqiptare Presheva dhe Bujanoci janë duke ju përgjigjur masivisht regjistrimit të popullsisë.

Nga informacionet e siguruara nga Spektri, në Bujanoc regjistruesit kanë regjistruar rreth 35 mijë banorë.
Në Preshevë, numri tani ka arritur në 36 mijë, ka njoftuar kryeshefi i administratës komunale Hevzi Ramadani./Spektri