Stresi dyshohet si një nga shkaqet e mundshme të abortit, por provat që e mbështesinkëtë teori janë të pakta. 10 apo 20 për qind e shtatzënive të konstatuara, përfundojnë me abort.
Zakonisht, shkaku i abortit të hershëm mund të jetë një anomali në kromozomet e fetusit apo një problem tjetër në zhvillimin e embrionit. Aborti i hershëm i përsëritur mund të ndodhë edhe për shkaqet të tjera, si:
anomali kromozomesh të secilit nga prindërit;
probleme me mpiksjen e gjakut;
anomali në mitër apo qafën e mitrës;
çekuilibrim hormonal;
pengesa në lidhjen e embrionit pas mitrës.
Nëse jeni e shqetësuar për abortin e hershëm, kushtojini më tepër kujdes vetes dhe foshnjës, si dhe mundohuni të shmangni faktorët e njohur që çojnë në abort, si: pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit.