Anulohet miqësorja me Kosovën, Shqipëria luan me tjetër Kombëtare më 19 nëntor





Kombëtarja shqiptare konfirmoi një tjetër miqësore në muajin nëntor. Pas ndeshjes së luksit me Italinë më 16 nëntor, federata shqiptare e futbollit zyrtarizoi miqësoren e radhës. Vetëm 3 ditë pas Italisë, kuqezinjtë do të luajnë më 19 nëntor përballë Armenisë në Arenën Kombëtare në Tiranë.

Fillimisht, u planifikua një vëllazërore me Kosovën, por terreni i vështirë dhe kostoja e lartë për ta zhvendosur ndeshjen në një tjetër vend, kanë bërë që dardanët ta anulojnë këtë takim. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë miqësoren e parë me Arabinë Saudite më 26 tetor në transfertë.