Qeveria e re e Serbisë: Kabineti i Ana Brnabiq do të ketë 25 ministri me këta emra potencial!





Kabineti i Ana Brnabiq do të ketë 25 ministri, ndërsa këta janë emrat që pritet të emërohen, raporton Spektri.

Të 25 ministritë dhe ministrat e mundshëm

1) Ministria e Financave
Ministri i vjetër: Sinisha Malli
Ministri i ri: Sigurisht Sinisha Malli, siç e kishte paralajmëruar edhe Vuçiq një muaj më parë.

2) Ministria e Ekonomisë
Ministrja e vjetër: Angjelka Atanaskovic
Ministri i ri: Përmendet Tomislav Momiroviq

3) Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave
Ministri i vjetër: Branislav Nedimoviq
Ministri i ri: ?

4) Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit –
Ministrja e vjetër: Irena Vujovicq
Ministrja e re: Përmendet Jadranka Joksimoviq apo Goran Vesiq.

5) Ministria e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës
Ministri i vjetër: Tomislav Momiroviq
Ministri i ri: Përmendet Goran Vesiq

6) Ministria e Minierave dhe Energjetikës
Ministrja e vjetër: Zorana Mihajloviq
Ministri i ri:?

7) Ministria e tregtisë së brendshme dhe të jashtme
Ministrja e vjetër: Tatjana Matiq
Ministri i ri: Përmendet Rasim Ljajiq

8) Ministria e Drejtësisë
Ministrja e vjetër: Maja Popoviq
Ministri i ri:?

9) Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale
Ministrja e vjetër: Marija Obradoviq
Ministrja e re: Përmendet Jadranka Joksimoviq, por edhe Dragan Markoviq Palma

10) Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social
Ministrja e vjetër: Gordana Çomiq
Ministri i ri:?

11) Ministria e Punëve të Brendshme
Ministri i vjetër: Aleksandar Vulin
Ministri i ri: Flitet se mund të jetë Millosh Vuçeviq ose Ivica Daçiq.

12) Ministria e Mbrojtjes
Ministri i vjetër: Nebojsha Stefanoviq
Ministri i ri: Ka spekulime për Millosh Vuçeviqin dhe Ivica Daçiqin

13) Ministria e Punëve të Jashtme
Ministri i vjetër: Nikolla Selakoviq
Ministri i ri: Zgjidhje e mundshme është Ivica Daçiq

14) Ministria për Integrime Evropiane
Ministrja e vjetër: Jadranka Joksimoviq
Ministrja e re: Ka mundësi që Jadranka Joksimoviq ta mbajë portofolin

15) Ministria e Arsimit
Ministri i vjetër: Branko Ruzhiq
Ministri i ri: Ka shumë gjasa që Branko Ružić të udhëheqë sërish departamentin

16) Ministria e Shëndetësisë
Ministri i vjetër: Zlatibor Lonçar
Ministrja e re: Në “lojë” janë katër emra: Danica Grujiçiq, Marija Zdravkoviq, Sanja Shkodriq dhe Vladimir Gjukiq

17) Ministria e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale
Ministrja e vjetër: Darija Kisiq Tepavçeviq
Ministri i ri:?

18) Ministria e Kujdesit Familjar dhe Demografisë
Ministri i vjetër: Ratko Dmitroviq
Ministri i ri: ?

19) Ministria e Sporteve
Ministrja e vjetër: Vanja Udovicic
Ministri i ri: Zgjidhjet e mundshme janë hendbollisti Rastko Nikoliq apo nënkryetari i SPS-së Gjorgje Miliçeviq

20) Ministria e Kulturës
Ministrja e vjetër: Maja Gojkoviq
Ministri i ri: Përmendet Lazar Ristovski

21) Ministria e Kujdesit Rural
Ministri i vjetër: Milan Krkobabic (pa portofol)
Ministri i ri: Ka shumë mundësi Milan Krkobabiq

22) Ministria e Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit
Ministri i vjetër: Branko Ruzhiq
Ministrja e re: Zgjidhja e mundshme është Jelena Begoviq

23) Ministria e Turizmit dhe Rinisë
Ministrja e vjetër: Tatjana Matiq
Ministrja e re: Ndoshta Tatjana Matić do të ketë një shtesë në departamentin që drejtonte

24) Ministria e Informacionit dhe Telekomunikacionit –
Ish ministrja: Maja Gojkoviq, Tatjana Matiq
Ministri i ri:

25) Ministria e Investimeve Publike
Ministri i vjetër: Deri tani ka funksionuar si zyrë
Ministri i ri: Përmendet Goran Vesiq