Vuçiqi pas takimit me Escobarin: Patëm një bisedë të rëndësishme në lidhje me dialogun





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur sot në takim të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas takimit, Vuçiq ka thënë se ka pasur një bisedë të rëndësishme për të gjitha ngjarjet aktuale dhe çështjet e hapura në dialogun Beograd-Prishtinë, njofton Klan Kosova.

“Një bisedë e rëndësishme për të gjitha ngjarjet aktuale dhe çështjet e hapura në dialogun Beograd-Prishtinë duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe të së drejtës ndërkombëtare”.

“Serbia, si një vend serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon luftën e saj për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj duke bërë përpjekje maksimale për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit”.