Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka) tha sot pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se do ta përkrahin Qeverinë Kurti 2 si dhe do të votojnë për Vjosa Osmanin, presidente.
Rexhepi tha se nuk kanë kërkesa specifike, ndërsa do të vazhdojnë të mbrojnë interesat e komunitetit boshnjak.
“Vazhdojmë me përkrahë Qeverinë Kurti 2 dhe për presidente Vjosa Osmani”, tha ajo.
Rexhepi më tej tha se nuk kanë kërkesa specifike dhe se e kanë marrëveshjen e para një viti.
“Jo nuk kemi kërkesa, kemi bërë marrëveshje para një viti dhe vazhdojmë sipas interesave të komunitetit boshnjak…”, tha ajo.