Escobar: Mbështesim marrëveshje pa njohje nëse pajtohen Prishtina dhe Beogradi





Emisari i SHBA-së Gabriel Escobar në një intervistë për televizionin publik serb RTS ka thënë se Washingtoni do të mbështeste një marrëveshje pa njohje reciproke nëse dy palët pajtohen

“Nëse të dyja palët bien dakord, po” ka thënë ai.
“Ju po e përdorni fjalën “presion” gjatë gjithë kohës. Nuk do ta quaja presion, por inkurajim. Ne duhet të gjejmë një rezultat përfundimtar shumë të qëndrueshëm që i përshtatet të dy vendeve. Qëndrimi ynë gjatë gjithë kohës ka qenë se njohja është ndoshta zgjidhja më e mirë, por nëse të dyja palët gjejnë një zgjidhje të tjetër ne do ta mbështesim atë.

Megjithatë, ndërkohë duhet të mbetemi të angazhuar në dialog, duhet të parandalojmë çdo konfrontim dhe çdo lloj dhune mes dy palëve që do të destabilizonte të gjithë rajonin” ka thënë ai.