Ndodh edhe kjo në Kosovë, Policisë i ikë i dënuari nga stacioni





Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka arritur që të ikë nga Stacioni i Policisë në Suharekë pasi të njëjtit i është shqiptuar masa e dënimit me burg.
Në raportin 24-orësh thuhet se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së 20 tetorit.

“ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA/Suharekë 20.10.2022 – 18:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pasi i është shqiptuar masa për vuajtje të dënimit me burg, është arratisur nga stacioni policor”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka njoftuar më tej se rasti është duke u hetuar.