Ndahet nga jeta bashkëpronari i pijes energjike Red Bull





Bashkëpronari i Red Bull, Dietrich Mateschitz, një figurë e madhe e biznesit global si rezultat i perandorisë së tij të pijeve energjetike, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Mateschitz ishte forca shtytëse pas krijimit të asaj që u bë lideri i tregut global në pijet energjetike.

Ai përdori pasurinë e krijuar nga kjo për të krijuar një ekip të Formula 1, që është bërë një nga forcat kryesore në këtë sport.
“Është shumë, shumë e trishtueshme, çfarë njeriu i madh”, tha drejtori i ekipit të Red Bull, Christian Horner, ndërsa shtoi se ajo që ai ka arritur dhe çfarë ka bërë për shumë njerëz, në mbarë botën në sporte të ndryshme, është e paçmueshme.

Horner tha se “fatmirësisht” Mateschitz arriti të shihte Max Verstappen të Red Bull-it të fitonte titullin e tij të dytë radhazi botëror kur piloti holandez fitoi Çmimin e Madh të Japonisë dy javë më parë.

Vdekja e Mateschitz nuk mendohet të kërcënojë të ardhmen e Red Bull ose ekipit të tij simotër Alpha Tauri.

Shefi ekzekutiv i Formula , Stefano Domenicali, tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” dhe e quajti Mateschitz “një anëtar jashtëzakonisht i respektuar dhe shumë i dashur i familjes së Formula 1”.

Ndër të tjera ai shtoi: “Ishte një sipërmarrës i jashtëzakonshëm vizionar dhe një njeri që ndihmoi në transformimin e sportit tonë dhe krijoi markën Red Bull që njihet në mbarë botën”.