Në Bujanoc rreth 47 mijë banorë të regjistruar, ende shumë familje duhet të regjistrohen





Në Komunën e Bujanocit deri në përditësimin e mëngjesin janë regjistruar rreth 47 mijë banorë.

Nga të dhënat e mëngjesit, në qytetin e Bujanocit janë regjistruar rreth 13.100 banorë, ndërsa në tërnoc janë të regjistruar rreth 9 mijë banorë.
Në komisionin komunal kanë thënë se ka ende shumë shtëpi që pritet të regjistrohen.

Nga të dhënat fillestare që kanë kanë figuruar në hartat e regjistruesve, gjithsejt në Komunën e Bujanocit figuronin 13.070 shtëpi, duke mos llogaritur edhe shtëpitë e reja që duhet të regjistrohen. Deri tani janë regjistruar rreth 11.400 shtëpi, ndërsa deri në fund, së bashku me shtëpitë e reja pritet të regjistrohen edhe rreth 1.700-1.800 shtëpi.