Ndeshja mes Espanyol dhe Elche në stadiumin RCDE kishte “tifoz” të veçant. Argjentinasi Mauricio Pochettino, ish-trajneri i vendasve në këtë sfidë, Tottenham-it dhe PSG-së, ndër të tjera, ndoqi nga afër ndeshjen e La Liga.
Ish-qendërmbrojtësi i RCD Espanyol shoqërohej nga Toni Jimenez, një tjetër ‘ish’ lojtar i Espanyol, portën e të cilit e mbrojti prej disa vitesh.
Pochettino nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë e tij për ngjyrat “bardheblu”, duke e konsideruar Espanyolin ‘klubin e tij’, ndërsa ka fituar dashurinë e përjetshme të tifozëve dhe mbështetësve të ekipit katalanas.