Tërnoc: Kanë mbetur më pak se 30 shtëpi për regjistrim, por sa janë regjistruar deri tash?





Regjistruesit në fshatin më të madh shqiptar Tërnocin janë duke i kontrolluar shtëpitë e fundit.

Deri në përditësimin mbrëmjes së kaluar të regjistruar në Tërnoc kanë qenë mbi 10 mijë banorë.

Këta banorë janë regjistruar në rreth 1.900 shtëpi të fshatit më të madh në Ballkan.

Nga të dhënat fillestare që i kanë regjistruesit dhe instruktorët, ne Tërnoc kanë mbetur më pak se 30 shtëpi për të u regjistruar.

Nëse llogaritet në statistika, mesatarisht çdo shtëpi ka të regjistruar rreth 5-6 persona.

Përqindje të njejt ka thuajse në çdo shtëpi nëpër vendbanimet shqiptare./Spektri