Grupmoshat e reja kanë zhvilluar sot ndeshjet e tyre të radhës, duke luajtur kundër ekipit Mineralac nga Vranjska Banja.
Një derbi i vërtet me shumë duele dhe lojë të fort zhvilluan Pionirët të cilët në fund i ndanë pikët, duke përfunduar ndeshjet me rezultat 2-2.
Ndeshja vërtet i ngjante si ndeshje e seniorëve, me raste në të dyja anët, por edhe referim skandaloz nga gjyqtari kryesor i cili prishi lojën 10 minuta pa përfunduar, duke ndëshkuar me kartona të kuq dy lojtarët e Tërnocit, për shkak të protestave ndaj tij. Gara për vendin e parë vazhdon në xhirot e ardhshme.
Në ora 13:00 gjithashtu ndeshje zhvilluan edhe Fatosët, të cilët përfunduan detyrën me sukses, duke e mposhtur Mineralacin me rezultat 3:1./Spektri