Vuçiç për propozimin franko-gjerman: Ka pika që s’mund t’i pranojmë





Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për media, pas përfundimit të takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka bërë të ditur se Beogradi zyrtar tashmë ka dërguar përgjigje zyrtare Francës dhe Gjermanisë për propozimin franko-gjerman, duke theksuar se në këtë propozim të cilën Albanian Post, e kishte publikuar më 18 shtator ka gjëra që Serbia nuk mund t’i pranojë.

“Brenda 24 orëve do t’i dërgojmë përgjigje Francës dhe Gjermanisë, jemi gati të vazhdojmë dialogun, por ka gjëra që nuk jemi gati t’i pranojmë”.

Sipas Vuçiç, në propozimin franko-gjerman, i cili ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet se “palët janë të vetëdijshme se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit territorial dhe sovranitetit janë kushtet themelore për paqen”.