Aksioni kundër trafikimit me njerëz, sillnin vajza nga Shqipëria për t’i ‘martuar’ në këmbim të parave





Një hetim disa mujor i Njësisë së Hetimit kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore ka rezultuar me identifikimin e disa personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale, të cilët u zbuluan me aplikimin e masave të fshehta dhe ranë në prangat e Policisë gjatë një aksioni të zhvilluar gjatë ditës së djeshme, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se tre persona janë arrestuar gjatë këtij aksioni dy prej të cilëve shtetas të Shqipërisë, të cilët sipas informacioneve të para po dyshohet se në këmbim të të hollave kanë marrë vajza nga Shqipëria, të cilët ia kanë sjellë në Kosovë gjoja se për t’i martuar.

Aksioni është zhvilluar nga disa njësi rajonale të Policisë, me ç’rast të dyshuarit janë kapur në flagrancë dhe bashkë me ta është hasur edhe viktima e këtij rasti.