Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl, u bënë prindër të një djali.
Lajmi është bërë i ditur nga vet artistja, e cila ka ndarë një postim krah bashkëshortit dhe foshnjës në rrjete sociale.
“Ne nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar ajo.
Dreshaj ndërkohë zbuloi se është në pritje të ëmbël në tetor të vitit që lamë pas.
34 vjeçarja i dha fund beqarisë në qershor të vitit 2018 në një ceremoni luksoze në Florida.
Afërdita dhe Jakub po ashtu prej shumë vitesh kanë ndërtuar jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/