argentina
Ndeshja e Meksikës kundër Argjentinës në fazën e dytë të grupeve të Kupës së Botës u ndoq nga 88,966 shikues, pjesëmarrja më e madhe në një ndeshje të Kupës së Botës në 28 vjet.
Stadiumi “Lusail”, në veri të Dohas, i cili do të presë finalen më 18 dhjetor, kishte turmën më të madhe të Kupës së Botës që nga finalja e famshme e vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara, sipas FIFA. Ishin 91,194 njerëz në “Rose Bowl” në Pasadena, Kaliforni, për të parë Brazilin të mundte Italinë në penallti pas një barazimi pa gola.
Pjesëmarrja e së shtunës tejkaloi me disa qindra numrin për dy ndeshjet e mëparshme në stadiumin “Lusail”, kur Brazili mundi Serbinë dhe Argjentina humbi nga Arabia Saudite, shkruan Marca.
Shifrat e pjesëmarrjes së Katarit nuk ishin ndër 30 më të mirat për të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës. Turma më e madhe ishte 173,850 në stadiumin “Maracana” në Rio de Zhaneiro në vitin 1950 për fitoren 2-1 të Uruguait ndaj Brazilit mikpritës në ndeshjen e fundit të atij turneu.