Një burrë i moshës 53-vjeçare është arrestuar në Gjilan.
Ai dyshohet se e ka ngacmuar një të mitur.
Lajmin e ka konfirmuar Gentiana Fejzullahu, nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.
Fejzullahu tha se ndaj tij është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.