Rita Ora merr urimin më të veçantë për ditëlindje nga i dashuri i saj në gjuhën shqipe





Në ditëlindjen e 32-të ylli ndërkombëtar, Rita Ora, është bërë pjesë e pullës postare të Kosovës.

Rita Ora ka shprehur falënderimet e saj, për këtë dhuratë nga shteti i saj. Ajo përmes një postimi ka shkruar se ndihet e nderuar dhe e lumtur se do të jetë pjesë e postës së Kosovës, pranë gjyshit të saj Besim Sahatçiu.

Në mesin e urimeve të shumta që mori këngëtarja, ajo që ra në sy ishte urimi në gjuhën shqipe i të dashurit të saj, regjisorit Taika Waititi.

Ai foton e pullës postare e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram ku ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Zog”.