Të rinjtë që kanë aplikuar për ndihmë të re shtetërore prej 5,000 dinarëve sot mund të presin para në llogarinë e tyre. Pagesa ka filluar sot dhe do të zgjat deri më 20 dhjetor. Në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit, mund të kontrolloni nëse paratë ju janë paguar.
Kush do të jetë i pari në listën e pagesave nuk varet nga koha kur dikush është regjistruar. Sikurse me të gjitha pagesat e mëparshme të ndihmës shtetërore për të rinjtë dhe qytetarët e tjerë edhe këtë herë paratë do të paguhen nga bankat. Kështu, për shembull, sot mund të paguhen para për të rinjtë që kanë llogari në dy bankat më të mëdha ose, nga ana tjetër, për ata që kanë llogari në disa banka më të vogla.