Ekipi i ndihmës së shpejt në Bujanoc heronjët e vitit 2022





Televizioni Spektri në bashkpunim me portalin Bujanovacke shpallin si heronjët e vitit 2022 stafin e Emergjencës në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.

Emergjenca e ka merituar titullin hero në vitin 2022, duke u bazuar në besimin qytetarë dhe afrimin e ndihmës për qytetarët në nevojë.

Përveç ofrimit të shërbimeve, ky “ekip” vazhdoi të jepte shembullin më të mirë të bashkëjetesës dhe kolegjialitetit multietnik.

Natyrisht nuk duhet harruar edhe kontributin e mjekëve tjerë në Shtëpinë e Shëndetit.