Pagat mesatare: Presheva dhe Bujanoci në fundin e listës prej 204 vendeve!





Paga mesatare (bruto) në Serbi e llogaritur për nëntor 2022 ishte 108.001 dinarë, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) ishte 78.326 dinarë, transmeton Spektri njoftimin e Institutit Republikan të Statistikave.

Kur bëhet fjalë për komunat me shumicë shqiptare, Presheva dhe Bujanoci mbesin në fund të tabelës së 204 vendeve në Serbi në të cilat bëhet matja e indeksi i pagës mesatare, raporton Spektri.

Në këtë listë Presheva gjendet në vendin e parafundit me pagë mesatare prej 51,373 dinarë, duke u renditur vetëm para Bojnikut.

As Bujanoci nuk është ndonjë pozitë shumë më të mirë, pasi gjindet vetëm katër vende më lart, me pagën mesatare prej 53,221 dinarë.

Sa i përket Medvegjës, kjo komunë gjindet në vendin e 92 në tabelë, me mesatarën e pagës neto prej 64,779 dinarë.

Në rrethin e Pçinjës pagën mesatare më të lart e ka komuna e Surdulicës me 61,482 dinarë, Vlladiçin Hanit me 60,215 dinarë, ndërsa në nivel të Serbisë komuna e Vraçarit, me pagën mesatare prej 136,721 dinarë.

Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, fitimet mesatare bruto dhe neto për muajin nëntor 2022 janë nominalisht më të larta me 13,3 për qind../Spektri