Çmimi i derivateve mbetet i njejt edhe për një javë!





Derivatet në Serbi nga sot në orën 15, deri të premten e ardhshme në të njëjtën orë, në pikat e shitjes do të kushtojë njësoj si javën e kaluar, Eurodieseli maksimumi 197 dinarë, ndërsa benzina Europremium BMB 95 maksimumi 168 dinarë.

Qeveria e Serbisë ka zgjatur deri më 28 shkurt Dekretin për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës. Deri në atë datë do të jetë i vlefshëm edhe vendimi për ndalimin e përkohshëm të Eurodiesel EN 590, si dhe vendimi për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe eksportit të gazit natyror.