Takimi i 27 shkurtit, Lajçak: Presim që Kurti dhe Vuçiq publikisht të deklarojnë se pranojnë planin evropian





I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur rreth takimit të 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta Sinjali.

Lajçak ka thënë se ky takim është një ditë shumë e rëndësishme dhe shpreson që të jetë me rezultat.

“Presim që ata zyrtarisht dhe publikisht të deklarojnë se e pranojnë planin”, tha ai.

Sipas tij do të jetë më shumë se pranim gojor, por ai nuk ka dashur më shumë të flas për këtë.

“Është më rendësi që ajo që do të diskutohet të zbatohet, i inkurajomë palët të vijnë më propozime konstruktive dhe të arsyeshëm e lidhur me planin e zbatimit dhe është e drejtë që ata ta thonë planin e tyre. Pra ne duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë të zbatimit që do ta bëj një plan real dhe të zbatueshëm”, tha ai në RTK.

Sipas tij plani është ai që trajton çështjen e që respekton vijat e kuqe të palëve dhe ofron maksimumin e arritshëm.

“Ka më shumë më tepër në këtë propozim, të cilat natyrisht nuk mund t’i shpalos në këtë moment, por në momentin që liderët miratojnë propozimin ai do të bëhet publik dhe ka shumë substancë dhe shumë gjëra pozitive për të dyja palët dhe kjo nuk është fundi i rrugës, sepse mandati im thotë se duhet të lehtësoj marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve”, theksoi ai.

Ndryshe, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur për 27 shkurt takimin në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim të lëshuar në uebfaqen e BE-së ku ndër të tjera bëhet e ditur se edhe Kurti edhe Vuçiq tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Siç njoftohet, Borrell bashkë me ndërmjetësin evropian, Miroslav Laçak fillimisht do të zhvillojnë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët.

“Të hënën, më 27 shkurt, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të jetë propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar.