Hagë: Apeli u thotë “JO” 20 personave që u paraqitën si viktima

Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë korrur një sukses në Apelin e Speciales në Hagë.

Ata kanë triumfuar në një rast ku Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave, është ankuar në Dhomat e Apelit për 20 persona të cilëve më herët u ishte refuzuar statusi i viktimës, shkruan lajmi.net.

Këta 20 persona, kishin marrë një “JO”, nga gjyqtari i procedurës paraprake më 12 dhjetor të vitit të kaluar për të qenë viktima pjesëmarrëse në procedurë.

Mirëpo të njëjtëve u ishte refuzuar ky status andaj të njëjtit kishin shkruar parashtresa për t’u ankuar në Apelin e Speciales.

Sidoqoftë, Apeli i tyre është refuzuar në tërësi nga Paneli i Apelit.