Borrelli e mirëpret deklaratën Kurti – Vuçiq për Personat e Zhdukur

Shefi i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka thënë se e mirëpret arritjen e marrëveshjes ku Kosova e Serbia e kanë njohur çështjen e personave të zhdukur si një çështje humanitare dhe kanë vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje të përbashkëta për ta lehtësuar situatën e familjeve të tyre,

Borrell tha se kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq kanë pranuar punën e rëndësishme të bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur, i kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuti.

“Si shenjë e vendosmërisë së tyre të përbashkët për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve të tyre përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur, ata kanë miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur”, është shprehur Borrell, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se Kurti e Vuçiq kanë rënë dakord për detajet operacionale në takimin e ardhshëm të nivelit të kryenegociatorëve.