Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë zotimin e saj të 10 vjetëve më parë për krijimin e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është e qartë që Kosova nuk dëshiron ta përmbushë zotimin e 10 vjetëve më parë për krijimin e Asociacionit, pas përfundimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti. Ai thotë se pala kosovare nuk pranojë krijimin e Asociacionit, por ka shtuar se ose do të pranohet, ose do të jetë fundi i gjithçkaje.

“Është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë zotimin e saj të 10 vjetëve më parë. Është e qartë për mua dhe e kam ditur, por sot arritëm për herë të parë të mbështetur në mur. Dhe ishte e qartë që nga momenti kur u paraqit drafti që u munduan t’i poshtërojnë dy gra, deri në reagimin që ishte se ishte e papranueshme për to. Edhe pse në të gjitha nenet e draft-statutit, ka një referencë të qartë për nenet e dakorduara më parë. Nuk ka asnjë pikë në të cilën përmendet diçka që ende nuk është nënshkruar”, ka thënë ai.