KQZ-ja nesër bën certifikimin e rezultateve për Kuvendin Komunal të Leposaviqit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë nesër rreth orës 10 e 30, mbledhjen e radhës ku do të certifikohen rezultatet, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Leposaviqit. Raporton Klan Kosova

Zgjedhjet e parakohshme për kryetarë në katër komunat veriore me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok u mbajtën më 23 prill.

Në këto zgjedhje fitues për Leposaviqin doli kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Lulzim Hetemi.