Tronditet opinioni në Serbi: Djaloshi-vrasës nuk mund të burgoset!

Djali Kosta Keçmanoviq, nxënës i klasës së shtatë në shkollën fillore Vladislav Ribnikar, i cili vrau tetë shokë dhe një roje të shkollës mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40 dhe plagosi rëndë gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësuese të historisë, ende nuk ka mbushur 14 vjeç, gjë që është mosha ligjore në të cilën i mituri bëhet “i mitur penalisht përgjegjës”.

Keçmanoviq ka lindur më 30 korrik 2009, që do të thotë se është vetëm 13 vjeç. Përkundër peshës së tmerrshme të krimit të kryer, sipas Ligjit për kryesit e mitur dhe mbrojtjes juridike penale të të miturve, Keçmanoviq nuk mund të mbajë përgjegjësi penale, sepse trajtohet si – fëmijë!

“Personi i cili në momentin e kryerjes së një vepre të kundërligjshme, të përcaktuar si vepër penale në ligj, ka qenë nën moshën 14 vjeç, nuk mund t’i shqiptohet sanksione penale ose të zbatojë masa të tjera të parashikuara nga ky ligj”, shkruhet në nenin 2 të këtij ligji për të miturit kundërvajtës.

Duke qenë se Keçmanoviq kishte planifikuar një vrasje masive për një muaj, siç është përcaktuar nga hetimet e deritanishme, lind një pyetje gjakderdhëse: a ka mundësi që edhe djaloshi të ketë qenë në dijeni se deri më 30 korrik të këtij viti do të kishte më pak se 14 vjet dhe se do të jetë penalisht i papërgjegjshëm sado që të vrasë?