Shërbimi nacional për punësim në Vranjë, së bashku me degën e saj në Bujanoci dhe Preshevë do të organizojnë Panairin e Punësimit në Bujanoc.
Panairi mbahet në ambientet e Qendrës Sportive “Rinia” të hënën, më 8 Maj, me fillim ora 11:00.
Në panairin e parë të punësimit për këtë vit, pjesmarrës do të jenë rreth 25 persona punëdhënësit nga fusha e telekomunikacionit, tregtisë, inxhinierisë mekanike dhe përpunimit të metaleve,
tekstilit, transport, prodhim ushqimor, prodhim druri dhe industria së shërbimeve.
Punëdhësit kanë shprehur nevojën për të punësuar rreth 80 persona të ndryshëm të profileve profesionale: agjent i shitjeve në terren, bravandreqës, saldator elektrik, shitës, teknik ushqimi, qumështor, kamarier, marangoz, punëtor xhami, shitës derivateve, shofer kamioni, instruktor shoferi, peizazhist, pastrues dhomash etj.
Në panair të papunët do të kenë mundësi të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me të punëdhënësit, prezantohen dhe dorëzojnë biografinë e tyre të punës (CV)./Spektri