Në dalje të qytetit të Bujanocit në drejtim të fshatit Tërnoc ka një muaj që kanë filluar të shtohen qentë endacak.
Reth 15 qenë të ndarë në grupe nga 4-5 qenë, qëndrojnë afër rrugës kryesore e cila shërben si hyrje kryesore e fshatit Tërnoc.
Edhe pse ende nuk ka pasur ndonjë sulm të drejtëpërdrejt ndaj nxënësve që lëvizin në atë rrugë, banorët që jetojnë aty afër kërkojnë që organet kompetente të veprojnë për të parandaluar më të keqen.
Për momentin qent vetëm po vëzhgojnë dhe afrohen herë pas here, por veprojnë të lirë në një hapsirë të kontrolluar.