Një shkollë tjetër në Serbi është alarmuar pas rastit tronditës që ndodhi dje, ku një 14 vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojën e një shkolle në Beograd.
Siç raportojnë mediat në Serbi, shkolla fillore “Miloje Vasiq” në Kalugjericë ka marrë vendim që mësimi nesër të ndërpritet për arsye se njëri nga nxënësit e shkollës ka shfaqur sjellje shqetësuese duke imituar veprimet e 14-vjeçarit që kreu dje sulmin.
Gjegjësisht, siç raportohet një student, përmes disa videove në rrjetet sociale ka tentuar të imitojë disa nga veprimet e 14-vjeçarit në sulmin e djeshëm.
Për rastin është lajmëruar edhe Policia. Raporton Sinjali.
I mituri që dyshohet se organizoi sulmin në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit, ku mbetën të vrarë 9 persona, prej tyre 8 fëmijë, tashmë ndodhet në Klinikën për Neurologji dhe Psikiatri për Fëmijë dhe të Rinj.
Ndërkaq, babai i të miturit i cili u ndalua për 48 orë, pritet të dalë nesër në orën 10:00 para Prokurorisë.