Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka thënë që ka vënë mikrofon në ndeshjen kundër Monzës për ta mbrojtur veten nga “referi më i keq që e ka takuar në jetë”.
Portugezi e kritikoi referin Daniele Chiffi pasi ai e ndëshkoi me karton të kuq Mehmet Zeki Celikun e romakëve në minutën e 96-të të ndeshjes.
Ish-trajneri i Interit i ka pranuar tre kartonë të kuq këtë stinor pas përplasjeve me referë, përfshirë edhe një me Chiffin në shtator.
“Shkova në lojë me mikrofon. Kam incizuar gjithçka”, ka thënë Mourinho.
“Që nga momenti kur e lashë zhveshtoren e deri te momenti kur jam kthyer. E kam mbrojtur veten”.
“Ai është më i keqi. Teknikisht është i tmerrshëm. Zero empati. Zero komunikim. Zero vetëdije”.
Roma nuk arriti më shumë se një barazim në atë ndeshje, pasi takimi u mbyll 1:1.