Natë e përgjakshme afër Beogradit, 8 të vrarë dhe 13 të plagosur!

E përditësuar:

Radiotelevizioni i Serbisë raportoi rreth orës 08:00 se sulmuesi u arrestua pas një kontrolli të madh në afërsi të Kragujevcit, i cili është rreth 60 kilometra nga Mlladenovac.

Në kërkim morën pjesë rreth 600 efektivë policie, si dhe njësiti i helikopterëve të MPB-së dhe ai antiterror.

I dyshuari është një i ri i moshës 21 vjeçare.

Gjatë natës dhe mëngjesit, forca të forta policore mbyllën të gjitha daljet nga Mlladenovci në drejtim të Beogradit në ndjekje të sulmuesit, i cili, siç raporton RTS, qëlloi mbi viktimat nga një automjet në lëvizje.

Sulmuesi fillimisht qëlloi në fshatin Dubona, pastaj në Mali Orašje dhe fshatin Šepšin – të gjitha afër Mlladenovacit, sipas RTS.

Në Dubonë ka vrarë një polic të ri dhe motrën e tij, duke qëlluar rastësisht në oborrin e shkollës, ku ka plagosur disa persona.

Sulmuesi është nga fshati fqinj Donja Dubona.

Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi ka qenë i vetëm në automjet, ndonëse gjatë natës dolën informacione se ai nuk e ka kryer i vetëm këtë krim.

Të shtënat fatale ndodhën më pak se 48 orë pas një tragjedie të paprecedentë në Serbi, kur një nxënës 13-vjeçar vrau tetë nxënës dhe një roje në shkollën Vadimir Ribnikar në Beograd të mërkurën në mëngjes.

Ky është krimi i dytë i madh në zonën e Mlladenovcit në 10 vitet e fundit.

Në prill të vitit 2013, veterani i luftës Ljubiša Bogdanović (60) vrau 13 persona, ndër të cilët plagosi djalin, nënën dhe gruan e tij dhe më pas vazhdoi të qëllonte fqinjët në Velika Ivança afër Mlladenovacit.

Mes të vrarëve ishte edhe një fëmijë dyvjeçar.

———————–

Urosh B. (21) ka vrarë tetë persona dhe plagosur 13 të tjerë në masakrën në fshatin Dubonë afër Mlladenovcit, raportojnë mediat nga Beogradi, transmeton Spektri.

Pas festës së përgjakshme ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është ende në kërkim të tij.

Një kërkim i gjerë në terren është duke u zhvilluar dhe sulmuesi po kërkohet me helikopterë të MUP-it dhe kamera termike, ndërsa në terren janë sjellë edhe qentë e policisë./Spektri