Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se emergjenca globale shëndetësore COVID-19 ka përfunduar zyrtarisht.
Pas gati tre viteve në pandemi kjo deklaratë përfaqëson një hap të madh drejt përfundimit të kësaj periudhe.
Zyrtarët thanë se shkalla e vdekjes së virusit kishte rënë nga një kulm prej më shumë se 100,000 njerëz në javë në janar 2021 në pak më shumë se 3,500 më 24 prill.
Komiteti për Emergjenca i OBSH-së fillimisht më 30 janar 2020 kishte shpallur COVID-19 sëmundje që paraqiste kërcënim të nivelit më të lartë.
OBSH tha se pavarësisht se COVID-19 më nuk është emergjencë globale shëndetësore, kjo nuk nënkupton se sëmundja është zhdukur.
Sipas të dhënave të OBSH-së, numri i viktimave nga COVID-19 ka rënë. Në janar të vitit 2021, bota regjistronte mbi 100.000 viktima në javë nga kjo sëmundje, ndërkaq sipas të dhënave të prillit të këtij viti, ky numër është mbi 3.500.
“Megjithatë, kjo nuk nënkupton se COVID-19 nuk është kërcënim global shëndetësor ”, tha Ghebreyesus.
OBSH-ja nuk shpall nisjen apo përfundimin e pandemive, edhe pse kjo organizatë nisi të përdorë termin pandemi për COVID-in në mars të vitit 2020.
Vitin e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, shpalli të përfunduar pandeminë.
Rastet e para me sëmundjen COVID-19 u regjistruan për herë të në fund të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Më pas, sëmundja u përhap në mbarë botën. Raporton Sinjali.