Deputeti i VV-së thërret mediat për t’u treguar diçka të rëndësishme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thirrur një konferencë për gazetarë, siç ka shkruar ai, për një çështje shumë të rëndësishme për nesër në ora 11:00.

Ai nuk ka dhënë hollësi rreth temës që dëshiron ta ndajë me publikun, por ka thënë se do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve per arsyen e paraqitjes së tij./Gazeta Express

“Të dashur dhe të respektuar gazetarë/e, ju ftoj që nesër, në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në ora 11:00, të vini dhe të ndiqni një adresim timin për një çështje shumë të rëndësishme. Pyetjeve tuaja do u përgjigjem me kënaqësi, ndërsa në fund do ua shpërndajë edhe materialin e zgjeruar më qëllim të informimit më të detajuar për arsyen e paraqitjes sime për opinionin”, ka shkruar Dugolli.