Erion Veliaj padi ndaj Sali Berishës, sot seanca në GJKKO

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka paditur Sali Berishën për shpifje.

Kryebashkiaku është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ku do të mbahet edhe seanca e parë e gjyqit kundër kreut të foltores.

Padia ka të bëjë me akuzat që ka bërë ish-kryeministri ditët e fundit për inceneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajtura lidhje të tij me Iranin.

Berisha deklaroi pak ditë më parë se Veliaj po pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit. Për këto akuza, ai ka paraqitur një padi penale pranë GJKKO-së./abcnews.al