Osmani takon në Londër të dërguarin special të MB-së, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në qëndrimin e saj në Londër, është takuar me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Peach.

Osmani ka theksuar se temë diskutimi në këtë takim kanë qenë zhvillimet e fundit, duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog.

Ndër të tjerash është diskutuar edhe rreth integrimit euroatlantik të Kosovës si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej bashkëpunimin e Kosovës me Britaninë e Madhe.