Ademi e pret Giressen në takim, flasin për dy ndeshjet e qershorit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka takuar sot përzgjedhësin Alain Giresse dhe ekipin e tij të Kombëtares së Kosovës.

Gjatë takimit, ata kanë diskutuar rreth përgatitjeve të Kombëtares për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2024, që do të zhvillohen në muajin qershor./Klankosova.tv.

Në këtë takim, ata janë shprehur motivuar për të dy ndeshjet kundër Rumanisë e Bjellorusisë, dhe kanë shfaqur besimin e tyre të madh se do të arrijnë fitore në këto ndeshje.

Ademi dhe përzgjedhësi Giresse kanë pohuar se futbollistët e Kombëtares janë në formë të mirë dhe kanë shprehur besim të madh në potencialin e tyre.

Ata kanë theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për futbollin kosovar, dhe se do të punojnë fort për të arritur objektivin e kualifikimit për herë të parë në histori në Kampionatin Evropian.