Ashensori i zë dorën fëmijës në Ferizaj, lëndohet rëndë (FOTO)

ncidentet që ndodhin në ndërtesa kolektive si pasojë e ashensorëve nuk janë të rralla. Shpesh qytetarët janë bllokuar, qoftë për shkak të mungesës të energjisë elektrike apo edhe defekteve të tjera. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Ferizaj të dielën që lamë pas. Një fëmijë 8 vjeçar është lënduar pasi ashensori i objektit ku banon e mori zvarrë duke ia thyer dorën.

Ashensori kishte probleme të rënda teknike, të cilat nuk ishin rregulluar tash e disa kohë nga mirëmbajtësit e objektit.

Fëmija kishte hyrë në ashensorin e ndërtesës ku banon bashkë me nënën e tij, mirëpo në dorë kishte një top ku i bie dhe derisa tenton ta marr nga toka, dera e dëmtuar mbyllet në mënyrë rryfeje dhe ia zë dorën duke e tërhequr zvarrë për disa kate.

Mexhidi Kuqi, babai i 8-vjeçarit shprehet i mllefosur me pronarin e objektit, Heroin Arifin, pasi sipas tij, nuk i ka kryer obligimet e nevojshme për rregullimin e ashensorit por edhe të vet ndërtesës kolektive.

Sipas Mexhidit, Arifi ka ndërtuar këtë objekt pa leje urbanistike por edhe nuk ka pranim teknik.

“Banesa u ndërtua në vitin 2017 dhe prej që kemi hyrë kemi pas probleme me gjithçka, se nuk është ndërtua si duhet, na mbasi e kemi blerë banesën e kemi marr vesh që objekti s’ka leje, as pranimi teknik kurrë s’u bo. Lifti gjithë u prish, madje edhe ulja pikë nga tavani i lifti se është krejt jashtë kontrolle.

Na si banorë kemi bo kërkesa tek pronari Heroin Arifi edhe tek mirëmbajtësi i hyrjes për me rregullu liftin, po kurrë s’kanë intervenua. E dje kur djalin ma zuri dera e lifti që nuk është në rregull, se herë mbyllet shpejt, del prej vendit me një fjalë e prishtë, pronari vendosi me rregullu. Por tash nuk do e lejojë deri sa të merr dënimin e merituar për mos mbajtjen e përgjegjësisë për rregullimin e problemeve teknike në objekt, e sidomos të liftit”, shprehet Kuqi për Sinjalin.