Para pak ditësh në një pjesë të fshatit Grabovc të komunës së Zveçanit është larguar flamuri i shtetit të Serbisë dhe në vend të tij është vendosur flamuri shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht më datë 5 maj, kurse sot policia e Kosovës ka arrestuar një person për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Mediumi “Veriu.info” ka raportuar me burime te saja brenda prokurorisë se personi i arrestuar është Kujtim Peci i moshës 42 vjeçare.
Gazeta Insajderi ka provuar të konfirmoj lajmin nga zyrtar për media, por ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Sipas këtij burimi të prokurorisë Kujtim Peci është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pasi ka qarkulluar një video në rrjetin social Tik Tok ku i njëjti shihet në një video xhirim duke larguar flamurin serb ku gjatë veprimit bartë një armë të gjatë.
Kujtojmë që pas këtij veprimi të këtij personi, në atë vend është larguar sërish flamuri shqiptar dhe është vendosur flamuri serb, por që Policia e Kosovës nuk ka arrestuar askënd nga komuniteti serb për veprimin e njëjtë sikur të personit në fjalë me nacionalitet shqiptar.