Aksident në Gjermani: 52 të lënduar, 10 nga ta në gjendje të rëndë

Të paktën 52 persona raportohet të jenë lënduar deri më tani si pasojë e një aksidenti të rëndë në Gjermani.

Ngjarja ndodhi në një autostradë në Brandenburg.

Një maunë e naftës që kishte si destinacion Berlinin, u përplas me një kamion tjetër i cili si pasojë e goditjes humbi kontrollin e lëvizjes dhe goditi një autobus me turistë polakë.

Siç raportojnë mediat gjermane, 10 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, të cilët po trajtohen në spital.

Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit dolën në vendin e ngjarjes.

Derisa autostrada u bllokua përkohësisht, përcjell Klankosova.tv