Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka premtuar sërish se së bashku me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, do t’u përgjigjen pyetjeve që lidhen me rastin e tij./Koha.net
Një premtim të tillë, ajo e ka bërë edhe më 16 janar. Kur është pyetur të martën se kur do ta realizojë atë, Gërvalla e mori në mbrojtje Berishajn.
“Mendoj që ka ardhur një moment kur të gjithë ata që e vazhdojnë fushatën, do të duhej ta pyesnin veten a thua a vazhdohet fushata vetëm në bazë të supozimeve apo ka kaluar kaq kohë sa që në ndërkohë do të duhen fakte në tavolinë para se të vazhdojnë fushatat me kampanja politike ndaj personave të caktuar”, tha Gërvalla.