Kurti: Jam kryeministri i parë që s’ka asnjë me mbiemër tim të punësuar në ndonjë ministri

“As dy vëllezërit e mi dhe as prindërit e mi nuk e kanë shkelur pragun e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe nuk do ta bëjnë këtë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën për Integritetin e Informacionit DISICON.

I pyetur për punësimet në Radio Televizionin e Kosovës, Kurti ka thënë se mbase është kryeministri i parë në Kosovë që nuk ka asnjë të punësuar me mbiemër të tij në ndonjë ministri, njofton Klan Kosova.

“Mbase jam kryeministri i parë në Republikën e Kosovës i cili nuk ka asnjë me mbiemër të tij të punësuar në asnjë prej ministrive. As dy vëllezërit e mi dhe as prindërit e mi nuk e kanë shkelur pragun e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe nuk do ta bëjnë këtë”.

“Nëse ka dikush që është kundër nepotizmit, besoj që është kjo qeveri dhe unë si kryeministër. A jemi të përsosur, jo”.

“Unë jam për t’i parë njerëzit me dy kritere, integriteti profesional dhe personal, le të jetë i cilësdo parti”, ka shtuar Kurti.