Kelmendi sonte ngjitet në skenën e Eurovisionit: Vota juaj na dërgon në finale

Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, sonte do të ngjitet në skenën e Liverpulit.

Përmes një videoje, ajo e ka kërkuar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, njofton Klan Kosova.

“Me këtë video duam të ju informojmë që sonte do të ngjitemi në skenën e madhe të Liverpulit”.

“Andaj kërkojmë mbështetjen tuaj siç na keni dhënë deri më sot. Kërkojmë që të na votoni që të shkojmë në finale”.

“Vota juaj në dërgon në finale. Sonte është momenti që çdo shqiptar ta tregojë vetën dhe të tregojë se sa zemërgjerë jemi”.