Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur e deritanishme nga qendrat e votimit ku ka përfunduar votimi në tre bashkitë ku u votua elektronikisht.
Kandidati i PS Gledian Llatja ka marrë fitoren në bashkinë Elbasan përballë kandidatit të Berishës dhe Metës, Luçiano Boçi me mbi 55% të votave. Mbeten ende pa u shpallur rezultati për 74 kuti nga 224 gjithsej por nuk pritet të ketë ndikim në rezultat.
Me fitore të thellë, Partia Socialiste ka kryesuar në Kamëz, me 60.65 përqind të votave, ndërkohë që kandidati i Berishës ka marrë vetëm 35.11 % të votave.
Në Vorë Blerim Shera ka marrë 73.52 përqind të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.48 përqind. Në Vorë ka përfunduar totalisht pasqyrimi i rezultatit.
Në të treja bashkitë ku u votua elektornikisht për herë të parë, ka nisur festa nga simpatizantë të Partisë Socialiste, me fishekzjarrë e flamuj kombëtarë.
edhe pse nuk është shpallur rezultati final, nuk pritet që kutitë e mbetura të përmbysin rezultatin./tch
Top Channel